Raportet e fundit mes kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos dhe presidentit të klubit, Florentino Perez duket se nuk janë të mira. Perez i ka bërë dy oferta spanjollit, e para rinovim për një vit me pagë të njëjtë dhe e dyta rinovimi për dy vite me 10% ulje, por asnjëra nuk është pranuar. Madje kjo e fundit nuk i ka pëlqyer fare Ramosit, i cili është takuar zyrtarisht me Perezin dhe i ka bërë të qartë se do dëgjojë ofertat e skuadrave të tjera.
Sipas El Chiringuito, spanjolli po negocion me PSG-në. Madje atë e josh ideja të luajë me Messin sezonin tjetër, pasi edhe Messi duket se do transferohet në Paris. Thuhet se PSG-ja do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare Ramosit me opsion për një tjetër me vlerë 17 milionë euro për sezon. Pak a shumë një ofertë të ngjashme ka përgatitur edhe për Lionel Messin.