Detaje të reja janë publikuar në lidhje me krimin e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku kryefamiljari Fetahu Zuka vrau familjen e tij e më pas veten. Vëllai i Fetahu Zuka, Vetoni ka rrëfyer për “gazetaexpress” momentin e fundit, kur e ka takuar.
Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur për dy minuta, duke thënë se:
Vëllai ka shku te axha, ka ndejtur, pastaj ka shkuar te vëllai i madh, ka ngrënë bukë dhe ka pi çaj, prej aty ka shkuar në Kllokot, ka bë fizioterapi, se i dhembte krahu, edhe ka ardhë deri te dyert me një djalë të axhës, kur ka ardhë, se kamera e ka filmu prej jashtit, 2 minuta ka zgjatë dhe ka hy, ka kontaktu me gruan dhe djemtë e tij, se ata kishin ardhë nga familja e gruas së tij, edhe shenja as kurgjë s’kemi vërejt.
Ndërkohë, i pyetur nëse çifti ka pasur probleme me njeri-tjetërin, ai tha se nuk ka njohuri për një gjë të tillë, pasi në sy të tyre nuk janë shfaqur që kanë pasur probleme. Gjithashtu, ai ka thënë se me vëllanë kanë kaluar shumë mirë dhe çdo natë kanë ngrënë darkën bashkë.
Vetoni tha se:
Për çdo natë i kemi ngrënë darkat bashkë, te vëllai i madh, gjithmonë na kanë thirrë, e kanë përgatit bukën, tona të mirat e Allahut i kanë pas. Kanë punu, kanë pasur pasaporta zvicerane. Para luftës kanë dalë në Zvicër. Djali i madhi ka punu, i vogli ka desht me vazhdu shkollimin.
Gjithashtu ka shtuar se, Fetahu ka qenë shumë i lidhur me nënën e tyre e cila ka vdekur, ndërsa ka theksuar se ai së fundmi po e dëgjonte zërin e saj.
Vetoni u shpreh se:
Nëna na ka vdekë para pandemisë, ka qenë shumë i lidhur me nënën, pastaj u mbyllën kufijtë dhe nuk arriti të vinte për vdekjen e saj. Ai ka thënë që po e dëgjon ngapak zërin e nënës, kohëve të fundit. S’ka vuajt nga ndonjë sëmundje, përkundrazi, ka punuar shumë në Zvicër, ka kry shumë teste e shkollë me shpërthy eksplozivin.
Në fund ai ka zbuluar se gruaja e Fetahut, Makfirja, kishte planifikuar të udhëtonte ditën e sotme për në Zvicër bashkë me dy djemtë.
