Për të gjithë ata që nuk e njohin, Grinç quhet personazhi i sajuar i rrëfimeve për fëmijë i cili shfaqet gjithnjë për festa dhe përpiqet t’u vjedhë dhuratat dhe gëzimin një populli. Nëse do ta analizonim në terma të përgjithshëm se çfarë do të thotë fjala Grinç për vendin tonë, dhe kush njihet me një etiketim të tillë, padyshim që cilësimin “hajdut” do të quhej një funksionar i lartë që vjedh paratë e shqiptarëve dhe bën “Robin Hoodin kontravers” me miqtë oligarkë, kontrovers për faktin se vjedh të varfërit dhe ua shpërndan paratë të pasurve.
Shembulli konkret i një Grinçi tipik shqiptar është padyshim i shumë-lakuari, drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj. Duraj mund të quhet me plot gojën “Grinçi” jo thjesht i festave të fundvitit, por i disa viteve me radhë që nga koha kur u shpërblye me këtë post për kontributin e gjatë në Parti nga Lideri Suprem. Epo drejtori ynë nuk mund të dilte kundër parimeve të Rilindjes apo jo? Kështu që iu përvesh punës dhe çdo vit mbushte “thesin” e kasafortave të Postës Shqiptare me paratë e popullit dhe i shpërndante në “shuka” që padyshim përkthehen në besim, vota, qoka, apo dhurata të ndërsjellta me miqtë e tij.
Këto forma “dhuratash”, Duraj i bën në formën e zakonshme që aplikohet nga drejtorët e Ramës, atë të Prokurimeve Publike. Kështu me plot gojën, nëse i kemi bërë llogaritë me përpikmëri, sepse shkeljeve të “Pashait” nuk u vinte fundi në listë, përllogariteshin rreth 7.3 MILIARD LEKË PA TVSH qoka në shkelje të shënuara me FLAMUJ TË KUQ për miqtë e oligarkët.
Disa prej tyre mund t’i gjeni të shpjeguara në listën më poshtë:
Operatori ekonomik që ka përfituar më shumë tendera “dhuratë” nga Posta Shqiptare është NAZERI SHPK E Durim Nazërajt. Kompania e cila dështoi në ruajtjen e milionave që u vodhën nga Aeroporti i Rinasit, megjithatë Duraj duket se e paska përzemër gjykuar që nga vlera që i ka dhënë për 5 tendera me vlerë 4.7 MILIARDË LEKË PA TVSH, kryesisht në shkelje për mungesë konkurrence apo skualifikim të të gjithë operatorëve të tjerë konkurrues.
NAZERI 2000 e Durim Nazerajt
(Listën e tenderave mund ta shikoni në këtë link)
Ndër qokëtarët e listës së Durajt bën pjesë edhe HELIUS Systems e Alkid Ademit dhe Bledar Kumanovës, tre tendera me vlerë rreth 1 MILIARD LEKË PA TVSH.
HELIUS SYSTEMS
(Listën e tenderave mund ta shikoni në këtë link)
Tendera në vlerë të madhe në shkelje me rregullat e Prokurimeve Publike, kanë përfituar edhe:
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.