Teleperformance është një nga kompanitë e “Call Center-ave”, që është denoncuar më së shumti nga ish-punonjësit dhe vetë punonjësit. Pas denoncimeve të shumta për vendosjen e kamerave në ambientet e shtëpisë, një tjetër denoncim ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Një qytetar nga Durrësi ka shkruar se ka bërë kallëzim penal ndaj Teleperformance, dhe kjo për shkak se ka punuar si një operatori, i cili ka “mashtruar”. E themi këtë pasi qytetari shton se shumë shtetas italianë, janë gënjyer për abonimin e Sky në Itali, duke e kaluar kontratën, pa i njoftuar ata. Këtë ai e ka evidentuar në shumë ankesa në internet, por edhe falë eksperiencës që ka patur në punë. Pas kësaj, ish-punonjësi ka bërë denoncim në policinë e Durrësit, por deri më tani nuk është bërë asgjë. Ai gjithashtu, u bën thirrje punonjësve që e bëjnë diçka të tillë të bëjnë kallëzim në polici.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
Pershendetje. Un jam nje ish punonjes i Teleperformance Durres.duke pasur parasysh qe dje ngritet nje shqetesim per largimin nga puna te nje punonjese po ju shkruaj edhe un. Teleperformanca normalisht eshte mesuar me largimet nga puna pa asnje arsye edhe cuditerisht edhe kur ka te drejte punonjesi prap ne menyre arbitrare i jepet te drejte kompanise.Trajtimi i punonjesve tek Teleperformance eshte diskriminues sepse supervizoret gjithmon i drejtoheshin operatoreve ne fjalet "punoni skllever".nese dikush rebelohet edhe ankohet tek inspektoriati i punes punonjesit e inspektoriatit si te korruptuar qe jane njoftojne menjehere kompanine edhe kur ankuesi paraqitet ne pune perballet me nje presion te vazhdueshem edhe me ndonje paralajmerim per largim nga puna . per shume vite kur nje punonjes merte raport mjeko ligjor raporti nuk i paguhej sepse mjekja e teleperformances kishte burrin qe punonte tek inspektoriati i punes edhe kur ne ankoheshim pse nuk paguhej raporti nuk mereshin parasysh ankesat tona kurse po te mungonim per arsye shendetesore na kerkohej me cdo kusht raporti ose ne te kundert te largonin nga puna.para disa vitesh ne punonjesit e grupit back office jemi detyruar te kryejme nje veprim i cili mund te jete veper penale sic eshte riaktivizimi i kontratave te klienteve SKY Italia pa dijenine e klienteve .punonjesit ishin te detyruar te kryenin ate pune ose ne te kundert largoheshin menjehere pa asnje paralajmerim.aktivizimet kryheshin ne muajt dhjetor,mars,qershor edhe shtator per disa vite rresht.ishim udhezuar qe te mos i dergonim nje email informativ klientit per ta informuar rreth riaktivizimit edhe çuditerisht riaktivizoheshin vetem kontrata te klienteve qe paguanin me llogari bankare por qe nuk kishin decoder ne shtepi sepse decoderin e kishin dorezuar kur kishin mbyllur kontraten me SKY Italia.ne disa raste kur operatoret gabonin edhe pa dashje i dergonin emailin klientit fati i tyre dihej. Shkarkim i menjehershem nga puna .pas disa kerkimesh rreth mashtrimeve qe kryhen ne Itali ne internet rastesisht pash qe ishin shume klient te mashtruar nga ana e Teleperformance duke i riaktivizuar kontraten e tv Sky Italia edhe per kete arsye kam kryer kallezim penal ne policine e Durresit.kam verifikuar ne sistem edhe te gjithe ata qe ju ishte riaktivizuar kontrata ishin klient te riaktivizuar nga operatoret e Teleperformance Durres .duke pasur dyshime se te gjithe punonjesit e back office na kane detyruar te kryejme nje veper penale i bej thirrje te gjithe ish kolegeve te mi te kryejne kallezim penal kunder Teleperformance.mbase 1 prokuror teleperformanca mund ta paguaje por disa prokuror besoj se eshte e veshtire ti paguaje.ju falenderoj nga zemra ne rast se do ta postoni . Un kam kryer kallezim penal ne policine e Durresit por prokuroria e korruptuar akoma nuk me ka thirrur qe ti jap provat. Kam bashkpunuar edhe me emisionin le iene duke kryer edhe filmime me kamera te fshehte ne kopsat e kemishes ose me syze me kamera. Kallezimi eshte kryer me date 31/12/2019 ne policine e Durresit
