Zgjerimi me 12 milje në detin Jon, fakt i kryer! Mediat greke: Nuk kemi frikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.12.2020, 11:21

Greqia në mënyrë indirekte po i dërgon një mesazh në të gjitha drejtimet, Turqisë, e cila vazhdon veprimet e saj provokuese edhe pas Samitit të Dhjetorit, duke zbatuar Dekretin Presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe vizatimin e vijave bazë në rajonin e detit Jon.Ky është një akt që e sjell Greqinë një hap përpara përfundimit të procesit për shtrirjen e zonës bregdetare në 12 milje detare në Jon. Në lidhje me këtë çështje, burimet qeveritare raportojnë për newsbeast.gr se: "Greqia nuk ka frikë të ushtrojë të drejtat e saj, kur e gjykon të përshtatshme në shkallë vendi". Sipas një njoftimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit. "Ishte një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, një veprim që është, sipas Konventës, një e drejtë e patjetërsueshme e vendit."

"Dekreti Presidencial thotë se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa mbi Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare," tha Ministria e Jashtme. "Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar," përfundon deklarata.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit