Nga Kastriot Myftaraj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është mburrur publikisht se, ndryshe nga paraardhësi i tij, ai ka marrë si drejtues në administratën e bashkisë njerëz të shkolluar, sipas profilit të drejtorisë në krye të së cilës janë ata. Por nuk ka ndodhur kështu në rastin e Julinda Dhames, drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës. Për ne, taksapaguesit e Bashkisë së Tiranës, Julinda meriton të quhet Jungeca, sepse ajo na ka ngecur neve dhe shpërdoron paratë tona.
Drejtoria e Promovimit është një drejtori e përgjithshme, në përbërjen e së cilës janë disa drejtori, ndër to ajo e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Veç tyre Julinda Dhame mbulon dhe turizmin dhe menaxhimin e qendrave të informacionit. Jashtë këtyre detyrave, mbulon në bashki edhe problematikën shoqërore të femrave që kanë lindur fëmijë jashtë martese.Julinda Dhame mbulon edhe artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Kuptohet se në drejtorinë e promocionit duhet të ishte dikush i diplomuar në marrëdhëniet publike.
Me rastin e 100-vjetorit të bërjes së Tiranës kryeqytet, Bashkia e Tiranës ndau në buxhetin e saj për vitin 2020 plot 2 milion euro për veprimtari kulturore ne këtë rast. Do të ishte për t’ u përgëzuar kjo gjë, nëse kjo shumë do të ishte përdorur në mënyrën e duhur. Ky fond prej 2 milionë euro përbën dyfishin e fondit të vënë nga Bashkia e Tiranës për veprimtari kulturore në vitet para Administratës “Veliaj”.Erion Veliaj kur ishte veprimtar i shoqërisë civile fliste shumë për transparencë. Tani bashkia e Tiranës dhe posaçërisht drejtoria e Julindës është shembull i mungesës së transparencës.
Nuk do të gjeni asnjë të dhënë në burimet zyrtare të informacionit të kësaj bashkie dhe të kësaj drejtoria për mënyrën sesi u përdorën këto para të ndara për kulturën. Nuk thuhet se sa herë në vit mblidhet këshilli bashkiak për të trajtuar këto çështje. Dhe dihet se këshilli bashkiak tani është njëpartiak. Nuk thuhet asgjë sa i përket paraqitjes, shqyrtimit dhe miratimit të projekteve në këtë fushë. Nuk është thënë asgjë se cila ishte strategjia dhe objektivat e Bashkisë në fushën e kulturës në vitin 2020. Në Bashki ekziston një I ashtuquajtur këshill i kulturës.

Por nuk është thënë asgjë se kur mblidhet ai dhe çfarë miraton në mbledhjet e tij. Nuk publikohen të dhëna për projektet konkuruese, ato fituese dhe ato jofituese. Sektori i kulturës në Bashkinë e Tiranës duhet që të funksionojë sipas ligjit 10 352 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar në 2014. Sipas këtij ligji, këshilli i kulturës në bashki duhet që të shqyrtojë projektet dhe të përzgjedhë më të mirët prej tyre. Kriteri i parë duhet të jetë përshtatja e projekteve me objektivat kulturore të bashkisë. Gjithashtu vlerësimi duhet të bëhet me kriterin e aftësive të konkuruesit.
Gjithashtu duhet të merret parasysh edhe ndikimi që do të ketë realizimi i projektit përkatës te bashkësia e qytetarëve dhe arti e kultura në Tiranë. Kështu duhet të ndodhte sipas ligjit. Në të vërtetë, ajo që ndodh në realitetin e administratës së bashkisë së Tiranës është që kur mblidhet këshilli i kulturës drejtoreshë Julinda, para mbledhjes sjell një listë me projektet fitues që duhet të miratohen në mbledhje, si dhe me shumën e parave që do të jepen për secilin projekt. Kjo listë është bërë paraprakisht në zyrën e Erion Veliajt, duke shtuar edhe Julinda ndonjë njeri që do ajo.
Pastaj anëtarët e këshillit kulturor vetëm sa bëjnë formalitetin e miratimit dhe nënshkruajnë në vendime. Nuk ka as vlerësim të aplikuesit, as të projektit, as diskutim për madhësinë e shumës së financimit. Këto të vërteta i zbulon protokolli mbledhjeve të këshillit të kulturës, nëse ekziston një i tillë i mbajtur sipas rregullave administrative.Disa projekte janë skandale anekdotike. Kështu, bashkia e Tiranës jep 5 milionë lekë të rinj për “Shkodra Jazz Festival”, por këto para i jepen një shoqate e quajtur “Urat e reja të Beratit”?!
Një tjetër shembull skandaloz është botimi nga bashkia e Tiranës i pesë katalogëve të trashëgimisë kulturore me rastin e 100 vjetorit të kryeqytetit, projekt i financuar me 12 milionë lekë të rinj. Por ai që merr mundimin t’ i shqyrtojë katalogët duke i krahasuar me të mëparshmit do të vejë re lehtë se këta të botuar në 2020 janë pothuajse riprodhim i të parëve. Kjo përbën veç të tjerash vepër penale sa i përket së drejtës së autorit.Gjithashtu me fondin për kulturën të ndarë nga bashkia e Tiranës, janë financuar projekte filmash pa u marrë parasysh ligji në fuqi për filmin dhe institucioni publik për prodhimin e tij, me të cilin duhet bashkëpunuar kur përdoren para publike për këtë qëllim.

Burime nga bashkia e Tiranës, të llojit gossip administrativ thonë se Julinda ka shumë përzemër projektet e koncerteve muzikore ku është pjesëmarrës një baterist i caktuar. Por kështu do të ndodhë kur kryetari Veliaj e pëlqen shumë “shkopin” e bateristit.Julinda është dhe në konflikt interesi të hapur pasi ajo është pjesëmarrëse e pasionuar e “Rally Albania”, garës me automjete off roads. Për këtë projekt bashkia e Tiranës jep çdo vit shuma të mëdha parash. Kjo gjë bëhet nëpërmjet një OJF-je.
Por superskandali është se në Bashkinë e Tiranës këshilli i kulturës miraton dhe projektet me financimet përkatëse në fushën e sportit, rinisë, medias dhe mjedisit. Me fondin për kulturën është financuar edhe një shoqatë e gazetarëve, kliente e Veliajt.Mbledhjet e këshillit të kulturës duhet të mbahen një herë në muaj por kjo gjë bëhet fshehurazi. Praktika administrative na thotë se pasi miratohet një projekt dhe financimi i tij duhet të kalojë një periudhë kohë gjatë së cilës kryhen procedurat e nevojshme administrative, si përgatitja e kontratës, urhdërat përkatës ekzekutivë etj.
Por në Bashkinë e Tiranës shumë projekte realizohen që të nesërmen e miratimit të tyre. Në drejtorinë e Julindës nuk zbatohen procedurat ligjore për dhënien e financimit të projekteve. Në bashkinë e Tiranës nuk praktikohet pagesa bankare e faturave, gjë që bën që të mos ketë kontroll institucional mbi to. Julinda Dhame erdhi në Bashkinë e Tiranës në 2015 nga posti i drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, detyrë të cilën e mori në tetor 2013 me ardhjen në pushtet të Edi Ramës.
Ironia është se Julinda ka mbajtur poste administrative edhe gjatë kohës së qeverisjes së PD-së. Kështu në 2009 ajo u emërua drejtoreshë e promovimit në KESH. (Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë) Nga viti 2003 deri në 2009, pra duke përfshirë edhe katër vite të kohës kur në pushtet ishte PD, Me siguri që detyra më e përshtatshme administrative që ka mbajtur Julinda është kur kishte postin e ndihmëskordinatores në Ministrinë e Mjedisit, e ngarkuar me njësinë e ozonit që merret me vrimën e ozonit. Këtë e them duke pasur parasysh përmasat e vrimës së ozonit.
Kur Julinda u emërua drejtoreshë e AKT-së në 2013, Edi Ramës i vajtën shumë sms me ankesa që poi u jepte poste njerëzve të Sali Berishës. Me këtë rast Edi Rama dha përgjigjen e famshme: “Nuk kam faj unë që Saliu ka mbajtur në punë madje ka ngritur në poste njerëzit tanë!” Pra, edhe këtë faj e ka Saliu. Koston e paguan njerëzit e PD-së, sepse Julinda ishte militante socialiste. Të gjitha detyrat e mësipërme administrative që nga viti 2003 e këtej, Julinda, e cila sot është 44 vjeç i ka mbajtur duke pasur një diplomë si inxhiniere mjedisi, të cilën e ka marrë në Universitetin e Tiranës, ku i nisi studimet në 1995 dhe mori një master në vitin 2000.
Por kur nisi studimet e larta Julinda, dega e inxhinierisë së mjedisit sapo ishte krijuar dhe mësimdhënia ishte me cilësi tmerrësisht të ulët, pasi edhe pedagogët nuk ishin specialistë të lëndëve që ata jepnin në këtë degë. Si drejtoreshë e AKT-së, Julinda ka pasur problem ligjore me Prokurorinë por ato ia mbylli Erion Veliaj. Kur drejtonte AKT dhe ishte për një vizitë në Britaninë e Madhe u shpall person i padëshirueshëm për arsye policore.