Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në Tiranë. Një 30-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, totalisht i zhveshur, u vetëhodh nga lartësia e urës së Institutit. Fatmirësisht, i riu nuk ndërroi jetë, ndërkohë që burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ai ka thyer të dyja këmbët.
Së fundmi pamje ekskluzive kanë mbërritur në momentin kur i riu është duke u transportuar për në spital me autoambulancë. Ai shihet teksa bën thirrje për krishtin, ndërkohë që një i afërm i qendron tek koka. Nuk dihet arsyeja që ai ndërmori një akt të tillë, por qytetarë të ndryshëm shprehen për JOQ se ai kishte problem të shumta.