Disa çaste më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kullë të Durrësit, pranë zonës së njohur si “Kthesa e Ariut” ku dy automjete janë përplasur. Ndërkohë, sipas FaxNews automjeti drejtohej nga një adoleshent pa patentë dhe është përplasur me një makinë të tipit “BMW”, që drejtohej nga H.Lala. Dyshohet se shpejtësia përtej limiteve e Benz-it shkaktoi aksidentin që është shoqëruar vetëm me dëme materiale, pa pasoja për jetën.


