ALBtelecom vjedh qytetarët: Vazhdojmë të paguajmë akoma taksën e 80 lekëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.12.2020, 17:11

Të gjithë e dimë tashmë që kompanitë telefonike në Shqipëri vjedhin qytetarët dhe nuk i ndihmojnë aspak ata me “ofertat” e shumta që disponojnë, gjithmonë sipas reklameve të tyre. Të shumta kanë qenë ankesat e qytetarëve për kompaninë e ALBtelecom, që nga ofertat që disponojnë, çmimet stratosferike dhe vjedhjet nga ana e kompanisë në fjalë. Rasti i fundit është i një qytetari, i cili pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka dërguar një mesazh ku thotë se ALBtelecom po e vjedh haptazi. Qytetari thotë se, ALBtelecom kishte prishur kontratën me DigitAlb dhe Klan dhe për pasojë kompania e ALBtelekom e hoqi Klan-in nga kjo paketë. Por, më pas ALBtelecom i sugjeroi qytetarëve që në rast se dëshironin mund ta shihnin sërish, por me 80 lekë të reja shtesë. Por, gjëja akoma më “interesante” është se Klan-i kaloi sërish në paketën DigitAlb, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë akoma 80 lekë.

Më konkretisht, qytetari është shprehur se:

Përshëndetje. Në 1 qershor 2019 Klan Tv prishi marrëveshjen që kish me digitalbin punët e tyre edhe nuk intereson pse, ajo që më shqetëson mua është Albtelecom që mbas prishjes së kësaj kontrate digitalb dhe klan, albtelecom e hoqi klanin nga kjo paket për gjithë pajtimtarët dixhital në IPTv. Dhe më pas doli me një ide tjetër se në rast se donin të gjithë abonentët e paketës digitalb mund të paguanim 80 të rinj shtesë që mund ta shikonim. Po sot që Klani kaloj përsëri në paketën digitalb pse duhet ende ta paguajmë këtë 80. Ato mund të jenë 80 lek të qelbura, por si tha Qazim Mulleti 5 lek të qelbura andej e 5 lek të qelbura këtej po dale një herë se nuk janë me lek të qelbura sepse u bën 10 lek, imagjinoni sa abonent ka Albtelecom me paket internet plus iptv e sa lek po na vjedh, se kjo në një farë forme është vjedhje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit