Vendi ynë ka marrë një titull mjaft të rëndësishëm në Kampionatin Europian të Gjimnastikës Artistike për meshkuj në Mersin të Turqisë. Rusi Matvei Petrov ka fituar medalje Ari në ushtrimet mbi "kaluçi me doreza" me rezultat 14.566 pikë. Prej disa vitesh, Matvei Petrov përfaqëson ngjyrat kuqezi. Rezultai në fakt ishte i papritur si për vendin tonë, ashtu edhe për vetë sportistin. Ai u tërhoq nga sporti në vitin 2016, pasi nuk arriti të kualifikohet për në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Por pasioni dhe këmbëngulja e vazhdueshme ka bërë që ai t’i rikthehet disiplinës së “kaluçit me doreza”, duke përfaqësuar vendin tonë. Petrov jeton në Pragë dhe punon si trajner në një palestër, ku edhe rastësisht u njoh me pronarin shqiptar të saj dhe që nga ai moment i lindi ideja e një bashkëpunimi me Shqipërinë. Më pas ai u bë pjesë e Federatë Shqiptare të Gjimnastikës.