Dhuna policore ka qenë kryetema e ditëve të fundit, që nga 'eliminimi' i Klodian Rashës nga efektivi i policisë 10 ditë më parë e deri te arrestimet masive të qytetarëve në protestat që pasuan për ngajrje e rëndë. Së fundmi disa pamje të rënda na vijnë nga Komisariati i Bulqizës, ku një i ri i quajtur Renato Pasha është rrahur keq nga policia për shkak se ai nuk ka pranuar të firmosë një procesverbal pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit. Rasti duket me të vërtetë serioz dhe syri i djathtë i të riut është dëmtuar rëndë. Për më tepër atij i është refuzuar edhe ndihma mjekësore.