Gjykata e Katanias nuk e ka ndryshuar masën e arrestit me 15 vite burg për Moisi Habilajn, trafikantin shqiptar, i dënuar në Itali me një grup të strukturuar kriminal.
Mediat italiane raportojnë se Habilaj në gjykimin e shkallës së parë kishte vendosur të fliste me magjistratët për të pranuar disa akuza dhe për t’i dhënë atyre informacione për çdo përfshirje të mundshme të kushëririt të tij në trafikun e drogës, pra ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Tahiri u hetua gjithashtu nga zyra e prokurorit të Katanias, por dosja u mbyll me një kërkesë për shkarkim, e cila u pranua më pas nga gjyqtarja Loredana Pezzino. Banda e trafikantëve, e cila kishte në krye Moisi Habilajn vepronte midis Shqipërisë dhe Sicilisë për të importuar sasi të mëdha marijuane, por edhe armë lufte në ishull. Të gjitha do të kishin qenë të mundura falë një rrjeti tregtarësh me shumicë në zonë me marrëdhënie të drejtpërdrejta me klanet kryesore mafioze lokale.
“Meridionews” ka zbardhur edhe një fragment nga deklarata e Habilajt, i cili shprehej se:
Kujtojmë se Moisi Habilaj është larguar nga burgu që nga fundi i muajit maj, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave.