Shqiptarët nuk shtyjnë dot muajin, Bashkim Ulaj “kullufit” 8.4 miliardë për Sheshin e Flamurit në Vlorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.12.2020, 21:16

Oligarku Bashkim Ulaj duket se vazhdon të jetë “qingji i mirë që pi dy nëna”. Siç dihet ai ka marrë tendera të shumtë edhe gjatë kohës kur në pushtet ishin demokratët, përveçse miliardave të pafundme që ka shtënë në xhep nga Rilindja. Rasti më i fundit është ai i një tenderi me numër reference REF-74310-10-07-2020 dhe me objekt “Rikualifikimi urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit, Kulla e Sahatit dhe Sheshi i Flamurit”.

Tenderi është zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga i përhershmi Dritan Agolli, me një fond limit prej 919,315,102 lekësh të reja. Sipas dokumentave të tenderit, shikohet se kanë marrë pjesë 7 kompani, nga të cilat fituese është shpallur “GENER 2” e Bashkim Ulaj-t me një vlerë prej 698,150,210 lekë të reja ose rreth 8.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër stratosferike do të përdoret për rikualifikuar Sheshin e Flamurit në Vlorë dhe Kullën e Sahatit.

Mirëpo vihet re se në mënyrë flagrante nga gara është skualifikuar 3 kompani të cilat kanë ofruar më pak sesa Bashkim Ulaj. Madje rasti më flagrant është ai i një firme që ka ofruar gati 2 miliardë lekë më pak! Pra në rastin më të mirë, shteti do të humbë plot 2 miliardë lekë të cilat janë një dëm ekonomik i pastër. Siç duket Dritan Agolli nuk pyet për asgjë përveçse të zabtojë direktivat e Rilindjes për të dendur përsëri me miliarda oligarkun Ulaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit