Disa çaste më parë është raportuar se një 21-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana misterioze në spitalin e Durrësit. Renato Nebiu nga fshati Karine e Peqinit ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga mbidoza. Viktima është gjetur nga një kalimtar i rastit dhe është transportuar drejt spitalit me ambulancë. Gjithashtu, priten shkaqet që kanë çuar në humbjen e jetës së të riut.