Mbrëmjen e sotme u vra me armë zjarri Anton Keli, 51-vjeç me profesion taksist. Sipas informacioneve paraprake, Keli u qëllua teksa ecte në rrugë me automjetin e tij dhe është bërë e ditur që është nipi i Tonin Gjinit. Ky i fundit u ekzekutua në trotuarin përpara Katedrales, në Rrëshen, më 12.08.2019, ndërsa identifikohej edhe me emrin Armando Gjini. Gjini, ishte i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. Sipas policisë një nga pistat ku është përqendruar hetimi është pikërisht lidhja familjare me familjen Gjini dhe hasmëria mes një familje tjetër.
