“Protesta është fryrë nga mediat, s’kam semafor në lagje”, zv.ministri i Ramës: Policia përdor dhunë se për atë punë është

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2020, 20:58

Sipas zv.Ministrit të Shëndetësisë Albert Nikolla protesta e qytetarëve për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave të policisë “Shqiponja” është pa frymë.Në një intervistë në Ora News, ai tha se protesta nuk është ngjarja e ditës, por është e fryrë nga mediat.Sipas Nikollës disa parti opozitare, duke parë se janë të dështuara dhe pa projekt politik, e gjejnë shpresën te dhuna.

“Ju jeni të njëanshëm. Po digjen pemët dhe po prishen semaforët. Kjo është një protestë pa frymë. Këtu nuk ke qindra dhe mijëra njerëz, por janë 10-20 njerëz. Nuk është e vërtetuar që në qeli janë futur shumë veta në qeli të vogla. Shumë media janë shumë të pozicionuara, ju jeni një media kundër. Krejt vëmendja juaj përqendrohen tek ata 20-30 veta në protestë. Protesta nuk është ngjarja e ditës, është e fryrë nga mediat.

Unë shikoj pemë të djegura, gurë dhe semaforë të prishur. Po shikoj që mbi policët janë hedhur gurë. Ju niseni me supozime mbi dhunën. Policia në moment ekstreme përdor dhunë se për atë punë është. Këto nuk janë protesta, por takime të vogla njerëzit që mblidhen aty. Të protestojnë paqësisht se na lanë pa semaforë. Nuk jam dakord me këtë fakt. Disa parti opozitare, duke parë se janë të dështuara dhe pa projekt politik, e gjejnë shpresën te dhuna. Nuk kthehet më Sali Berisha në pushtet. Policia e shteti është sjellë në mënyrë të rregullt. Janë plagosur 17 policë”, ka thënë Nikolla.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit