Rastet e mashtrimeve dhe abuzimeve duke përdorur fëmijë të sëmurë me qëllim përfitimin e parave, kanë qenë të shumta dhe nga persona të ndryshëm. I tillë është dhe një rast të cilin e kemi publikuar para disa muajsh, ku një baba i quajtur Klinti Cani, kërkonte ndihmë për fëmijën e tij 5-vjeçar për t'i mundësuar një operacion të vështirë dhe që kushtonte goxha para. Siç shkruante i ati, fëmija i tij vuante nga sëmundja Leuçemi Akute dhe për këtë ishte shtruar në një spital në Turqi, ndërsa mjekët i kishin thënë se duhet të kryente me patjetër një transplant të palcës kurrizore.
Por e gjitha ka qenë një mashtrim i turpshëm, pasi këtë e konfirmon një tjetër person që ka shkruar ditën e sotme në redaksinë JOQ Albania. Ai tregon se ka dërguar një shumë parash për të ndihmuar fëmijën në adresën ajla_cani në Instargram dhe e gjithë procedura është kryer me transaksion bankar, por pasi kjo e fundit ka marrë paratë, menjëherë e ka bllokuar llogarinë. Qytetari shton më tej se personi në fjalë ka nxjerrë një fëmijë tjetër të sëmurë me qëllim për të mashtruar dhe zhvatur shqiptarët.
Mesazhi i mbërritur:
Para ca kohesh keni ven nje postim. Ky zoteria mashtron sepse sot rash viktim e tij. Tani ka nxjerr nje femij tjeter t semur Pasi i dergova pagesen mendova te kontrolloja pak per kete.Ndjes per shqetesimin, por e ndjeva se duhet tiu informoja.
PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
Elvis Naçi
Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
Arjan Sala
Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
Edi Rama
Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
Lulzim Basha
Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
Sali Berisha
Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
Marin Mema
Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
Altin Goxhaj
Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
Klodian Elqeni
I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
Armando Broja
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
Lylzim Sulejmani
Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.