Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një lidhje me “Skype”, ka folur në emisionin “Opinion” pas dorëheqjes së tij. Lleshaj tha se çështja e vrasjes së Klodian Rashës nuk do të zbardhet nga qeveria edhe sikur të qëndrojë në pushtet 900 vite.
Më konkretisht, Lleshi deklaroi se:
Edhe 900 vite po të qëndrojë qeveria, nuk do të zbardhet. Nuk mund ta zbardhë qeveria këtë gjë, është një çështje totalisht e gjyqësorit. Ndërkohë, i pyetur në lidhje se çfarë do të bëjë në të ardhmen Lleshaj tha se dëshiron t’i përkushtohet jetës private që i ka munguar prej kohësh.
Ky i fundit, tha se:
Unë do të jem në detyrë deri në momentin që të gjejmë dikë që t’ja pasojmë. Unë nuk bëj plane për të ardhmen, vijoj jetën me parimet e mia dhe çdo gjë më vjen rastësisht. Unë dua që t’i përkushtohem jetës time private që më ka munguar shumë.