Endri Meksi i MCN, djali i ish-kryeministrit demokrat që gostitet me miliarda nga Rilindja

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.12.2020, 21:21

E kemi përmendur shpesh herë që nuk ka asnjë ndarje mes PD dhe PS. Këtë e vërteton mjaft mirë fakti që shumë eksponentë apo persona që kanë lidhje me PD kanë marrë tendera të majmë nga pushteti aktual ngjyrë mavi i Rilindjes së Ramës. Njëri prej tyre është edhe djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi. Ky i fundit ka qenë në pushtet gjatë kohës kur vendi drejtohej nga Partia Demokratike.

Mirëpo rezulton se në fakt Endri Meksi, djali i Aleksandrit, ka përfituar një dorë të mirë lekësh nga Rilindja nëpërmjet kompanisë në pronësi të tij, “MC Networking” ose shkurt ‘MCN”. Mjafton të përmendim faktin se vetëm në muajin gusht të këtij viti, kjo kompani fitoi rreth 1 miliardë lekë të vjetra tender nga RTSH për kryerje shërbimesh. Kompania e Endri Meksit garoi e vetme dhe fitoi me një ofertë thuajse të barabartë me fondin limit.

Jo vetëm kaq, por rezulton se gjatë 7 viteve të fundit, kohë në të cilën Rilindja ka ardhur në pushtet, kompania e tij ka përfituar pagesa nga institucionet shtetërore në vlera që kapin gati 1 milion euro. Këto pagesa vijnë kryesisht nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga Qarku Tiranë, nga një sërë universitetesh në vend e kështu me rradhë. Me sa duket sado “blu” të jesh, leku nuk ka ngjyrë dhe kaq mjafton për t’u kthyer në një rilindas të vërtetë që merr paratë e popullit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit