Tashmë jemi në muajin dhjetor dhe ky është momenti ku thuajse të gjitha institucionet që varen nga shteti vrapojnë të organizojnë sa më shumë tendera në mënyrë që të mos djegin kot paratë e buxhetit. Sigurisht është e qartë që këto para nuk do të përfundojnë aspak në të mirë të punës e të popullit, por vetëm për të siguruar një tufë me para e për t’i shndërruar më pas në dhurata luksi për familjarët e atyre që organizojnë këto tendera.
Dëshira për të shpenzuar paratë e buxhetit deri në pikën e fundit, i bën këta njerëz të organizojnë edhe tendera “në hava”. Njëri prej tyre, ku duket “ashiqare” që do të vidhet një dorë e mirë lekësh, është edhe ai i organizuar nga Skerdi Drenova i OST. Zotëria në fjalë ka organizuar një tender me objekt “Përgatitja dhe certifikimi ISO 27001, për sigurinë e informacionit në OST sh.a.”.
Duket mjaft qartë se këto para do të bëhen “rrush e kumbulla” në xhepat e Skerdit dhe të kompanisë që do ta fitojë, pasi është e pakonceptueshme se si mund të planifikohet të harxhohen gati 90 milionë lekë të vjetra me TVSH vetëm për një certifikim standarti, që praktikisht nuk kërkon asgjë më shumë sesa përgatitjen e disa raporteve e dokumentave. Ja pra miq, ikën dhe 90 milionë të tjera për sot nga ky vend i gjorë. Mjerë ne dhe lum pushtetarët!