Një aksident tragjik ndodhi para dy ditësh në Kamëz, ku një makinë tip "Smart" e cila drejtohej nga 19-vjeçarja Deni Doku, u përplas me mjetin tip "Benz". Si pasojë e aksidentit shoqja e 19-vjeçares humbi jetën nga plagët e marra. Kjo ngjarje e ka pikëlluar shumë Deni Dokun, dhe këtë gjë e ka shfaqur edhe në disa postime në rrjetet sociale dedikuar shoqes së saj 22-vjeçare. Gjithashtu ajo ka publikuar edhe një video në Tik Tok, në të cilën shihet e përlotur dhe risjell edhe njëherë në kujtesë tmerrin e përjetuar.
Ndërkohë në dy video të tjera të publikuara po në llogarinë e saj në Tik Tok, ajo shihet duke kryer manovra të rrezikshme me makinë në rrugë.