Që nga fillimi i vitit 2018, disa qytete dhe fshatra në të gjithë Italinë kanë nënshkruar skemën "One Euro House", ku shtëpitë bosh nxirren në ankand për vetëm 1 € me qëllim tërheqjen e banorëve të rinj në zonat rurale, të cilat vuajnë nga shpupullimi. Fshati më i fundit që i bashkohet programit është Castropignano, një fshat mesjetar në majë të kodrës në rajonin jugor të Molise. Ky rajon njihet për plazhet e tij të pacënuara, malet e mbuluara me dëborë, vreshtat dhe fshatrat tradicionale në majë të kodrave.
Në një njoftim të muajit të kaluar, zyrtarët në Castropignano njoftuan se po japin shtëpitë e braktisura në fshat "falas" ose për një tarifë nominale prej 1 €. Sidoqoftë, në vend që t'i japë një shtëpi ofertuesit më të lartë, kryebashkiaku Nicola Scapillati tha se ai dëshiron të përputhë blerësit e mundshëm me një pronë që i përshtatet interesave të tyre.
Ai tha:
Burimi: lonelyplanet |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania