Arben Ahmetaj nga tregtar importi qensh nga Greqia, në ministër i Financave të qeverisë Rama

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2020, 01:46

Ministri Arben Ahmetaj, është një ndër 47 qeveritarët e politikanët, që nuk deklarojnë në CV-të e tyre, faktin se e kanë nisur karrierën nga punë si mësues fshatrash, magaziner, suvaxhi, polic, blegtor, shofer trajleri, e shumë profesione të nderuara si këto. Sipas dëshmisë dhënë për Pamfleti, nga H.A., ish-zyrtar i Kufirit të Doganës Kakavijë në vitet 1993-1994, emëruar e shkarkuar nga kryekontrollori i shtetit Blerim Çela, mësohet se “Tigri” e ka nisur biznesin me importimin dhe shitjen e qenve.

Këtë biznes e filloi krejt rastësisht, kur ishte magaziner në bizneset e një politikani të lartë në Gjirokastër dhe dërgohej prej tij në Janinë për të marrë në dorëzim dhe shoqëruar auto-bote me karburant, çimento, lëngje e pije alkolike rifurxho. Një tregtar grek, duke parë shkathtësinë dhe lidhjet e Arben Ahmetajt si i punësuar tek pushtetarët lokalë dhe qendrorë të jugut që bënin pazare me Konsullin Grek, Xristo Jakovu për akses kontrabande në kufi, i kishte propozuar “Tigrit”, të fillonin së bashku biznesin e qenve, të preferuar për roje e kafshë familjare.

Po sipas dëshmisë së zyrtarit të kufirit të doganës në muajin mars 1993, Arben Ahmetaj futi në Kakavijë, 2 furgonë me kafazë me 30 qen racash të ndryshme e kështu vazhdoi deri në fund të vitit 1995, kur ky lloj biznesi u hap masivisht në Shqipëri. Në doganë nuk paguanin taksa doganore, pasi i fusnin kontrabandë, me justifkimin se ishin porosi familjare, duke shfrytëzuar faktin se Shqipëria nuk kishte ligj për importin e kontrolluar të qenve.

Këtë biznes qensh në vitet 1993-1995, “Tigri” jo vetëm nuk e ka deklaruar në “CV” zyrtare si “historik” të punëve që ka bërë, por e ka fshehur duke deklaruar së gjoja gjatë kësaj periudhe ka qenë “Ekspert i Fondit Monetar Ndërkombëtar” për Shqipërinë. Në fakt, bashkë me kunatin e tij shoferin aktual zyrtar A. Ceka dhe vëllain e tij D. Boni, ka bërë biznes me kontrabandën e qenve, duke futur e shitur në Shqipëri, 12 raca, mes tyre këto: Border Collie, Poodle, Pastor Gjerman, Doberman Pinscher, Labrador Retriever, Papillon etj.

Nga janari 1996-deri në fund të shkurtit 1997, “Tigri” qëndroi në Greqi, por deklaron se gjoja ka qenë me studime në SHBA, ndërsa më 15 mars, 4 ditë pas dekretimit kryeministër të Bashkim Finos, u emërua “ekspert” i Letrave me Vlerë në Ministrinë e Financave. Nga muaji shkurt 1998 e deri në janar 1999, punoi si drejtor i tatimeve të Shqipërisë, kohë kur nisi biznesin “Hermes” të impulseve telefonike me Klodian Zoton, ndërsa prej andej zv/ministër i Ekonomisë, Tregtisë e Integrimit.

Në këtë detyrë, qëndroi deri në qershor 2005, kur u arratis nga Shqipëria pas ardhjes së Berishës në pushtet, mbasi ishte nën hetim për vjedhjen e 50 milionë USD, por pikënisja e karrierës së tij deri në majat e PPP-ve të “rilindje” është biznes-kontrabanda e qenve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit