Nuk ka fitues në derbi. Ndeshja e parë e këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit është mbyllur në barazim 0-0. Një përballje pa shumë raste të rrezikshme dhe me te dyja skuadrat që më shumë mbroheshin sesa sulmonin.
Vetëm 2 momente mund të evidentohen në këtë sfidë. Tentativa e Bardhit me kokë në pjesën e parë si dhe i diskutueshëm në fundin e ndeshjes, ku Muçi pretendoi për penallti pas duelit me Asanin. Në fund, mbyllet 0-0 dhe të dyja skuadrat marrin nga një pikë secila.