Takimi mes Andit dhe Melisës ditën e sotme na tregoi shumë gjëra të reja për dyshen që nuk na i kishte treguar deri më tani në takimet e mëparshme. Distanca fizike mes tyre në këtë takim nuk i pengoi që të diskutonin tema dhe çështje delikate që siç u duk Melisa e kishte pak problem. Në lidhje me familjen Melisa tha se nuk preferon që të flasë kurrë për të edhe kur moderatorja, Bora Zemani e pyeti se pse. Në sytë e Melisës u vunë re emocionet dhe zëri që i ndryshonte herë pas here.
“Nuk dua të flas. Por nuk besoj ta bëj një gjë të tillë. Edhe nëse unë dal e keqe, më mirë të më dojë apo urrej kështu. Dhe nuk dua t’më dojë dikush nga ajo që unë kam kaluar, apo të ndjejnë mëshirë. Po e zë si shembull. Prekesh dhe nuk e dua një gjë të tillë.”