Emisioni “Përputhen” nisi ditën e sotme me takimin e Andit dhe Melisës i cili ishte i veçantë dhe zbuloi shumë detaje nga dyshja e cila deri më tani kishte treguar gjëra krejtësisht të tjera në takimet e mëparshme. Dyshja kishte vendosur që në këtë takim të ruanin distancën fizike, por kjo nuk i pengoi ata që të diskutonin me njëri tjetrin për tema interesante që zbuluan shumë nga karakteri i tyre.
Pjesë nga takimi mes Andit dhe Melisës:
Melisa: Po ti Andi ça qëllimi ke në jetë?
Andi: Që të krijojë një familje. Një familje tjetër. Të re që është qëllim i jetës. Je tip familjarë ti ?
Melisa: Shumë. jam e lidhur me familjen. Shiko e di që në një të ardhme në familjen time do të jetë e madhe dhe do u dhuroj atyre atë çka fëmija ka më shumë nevojë.
Andi: Po hobi ke?
Melisa: E kam pak të çuditshëm. Hedhjet. Alpinizëm
Andi: Unë, të rri kot. Futbollin
Melisa: Kur do lozim Kalceto? Luaja gati çdo ditë kur isha e vogël.
Melisa: Di të gatuash ti? Se nuk lidhemi bashkë po nuk dite të gatuash?
Andi: Po më propozon tani?
Melisa: Nëse nuk di të gatuaj, s’bën.
Andi: Për inat… nuk di!