Para pak ditësh 20-vjeçari shqiptar Indrit Lleshi vrau dhe dogji me vodka pronarin e hotelit në Santorini ku kishte punuar dhe ende nuk ishte paguar. Avokati i tij tha se i riu nuk kishte qëllim që t’i merrte jetën shtetasit grek Nikos Halaris dhe se gjithçka ishte “aksident”.
“Ishte një aksident”! Kështu u shpreh avokati i shqiptarit, Apostolos Lytras. “Klienti im nuk donte të vriste fatkeqin Nikos Halaris, ajo që ndodhi ishte një aksident pas grindjes mes tyre duke përfunduar në mënyrë tragjike” tha ai.
Më tej avokati i 20-vjeçarit shqiptar tha se “Ai e njihte hotelierin dhe klienti im shkoi ta takonte për t’i kërkuar diçka, para që i detyrohej. Sidoqoftë, sipas tij, viktima e ofendoi, e kërcënoi dhe e sulmoi me një shishe.Në përpjekje për të shmangur goditjet, klienti im e shtyu viktimën. Pastaj ai humbi ekuilibrin dhe ra me pjesën e pasme të kokës. 20-vjeçari e kuptoi që 69-vjeçari kishte humbur jetën nga rënia dhe e kapi paniku dhe ajo që pasoi, sipas tij, ishte për shkak të terrorit dhe panikut të tij” tha avokati.
Familjarët e pronarit grek kanë kërkuar që 20-vjeçari të marrë dënimin që meriton. Mësohet se më herët 20-vjeçari sështë kapur edhe tri herë të tjera më parë, duke hyrë në mënyrë të paligjshme pa letra nga Kakavija në Greqi.