Baton Haxhiu është një nga gazetarët që Edi Rama ka më afër. Shpeshherë i kemi parë në takime të ndryshme, por nuk kkanë munguar drekat dhe darkat. Së fundmi, Haxhiu në një intervistë për Abcnews i ka dhënë mandatin e tretë Ramës, edhe pse sipas tij mund të mos e meritojë.
Ai ka thënë:
Nuk ka diskutim që do të fitojë Rama dhe PS. E meriton apo jo është çështje tjetër, atë e vendos votuesi. Nga sondazhet shihet që Rama ka një përparësi të jashtëzakonshme. Shqetësimi te partitë politike duhet të jenë një referencë te gjenerata e re që nuk ka kënaqësi të dalë të votojë.
