Atentati ndaj Preng Gjinit/ Gazetarja Lala i nxjerr dokumentin ministrit Lleshaj: Policia kishte emrin e autorit të ‘eliminimit’ të…, pse nuk e parandaloi ngjarjen?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2020, 02:17

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak muaj më parë, ku u krye një atentat me lëndë plasëse ndaj Preng Gjinit. Ndërkohë ngjarja është risjellë edhe njëherë në vëmendje nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ka publikuar një dokument ku thuhet se Preng Gjini është autor i dyshuar i 'eliminimit' të Gasper Reçit, në Itali. Sipas saj, konfliktet kanë nisur si shkak i prishjes së pazareve të 'mallit' në shtetin fqinj.

DOKUMENTI I POLICISË:

Sipas informacioneve të siguruara na rrugë operative rezulton se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e konflikteve të ashpra, gjakmarrje/hakmarrje që familja gjini ka me familjen Reçi nga qyteti i Rrëshenit. Këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian, ndërmjet shtetasit Gasper Reçi me të dëmtuarin Preng Gjini. Sipas të dhënave shtetasi Gaspër Reçi është 'eliminuar' në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim në datën 12.08.2019 në qytetin e Rrëshenit është 'eliminuar' Armando Gjini, vëllai i të dëmtuarit Preng Gjin, si dhe ngjarja e ndodhur në qytetin e Tiranës në datën 15.09.2020 ku është dëmtuar rëndë shtetasi Preng Gjini.

Më tej gazetarja e pyet Sandër Lleshin nëse Policia e Shtetit ka dështuar ë parandalojë një ngjarje kaq të rëndë

Lleshaj:

Nuk ka dështuar fare. Aspak! Aty flitet për informacion të siguruar në rrugë operative. Edhe një thashethem merret në rrugë operative. Nuk mund të thuhet se Pólicia e ka ditur autorin dhe nuk e ka kapur. Po nxitni një konflikt. Janë 'eliminuar' njerëz, është e vërtetë dhe është një situatë e pasqaruar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit