Para pak ditësh u bë publik një skandal ku ishte i përfshirë politikani dhe eurodeputeti hungarez Jozsef Szajer i cili dha dorëheqjen pasi u kap duke bërë orgji me mbi 20 burra, duke shkelur masat e vendosura nga Belgjika për pandeminë. Sipas mediave ndërkombëtare në festën e organizuar kundra masave anti-covid ishin 25 persona mes tyre dhe eurodeputeti.Pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin burra dhe thuhej se po bënin orgji homoseksuale, ndërkohë qê eurodeputetit iu gjet drogë ndërsa përpoqej të largohej nga një tub kullimi. Pas kësaj ngjarje. Szajer dha dorëheqjen dhe bëri një deklaratë ku pranoi se ishte i pranishëm në atë që ai e quan “një festë private”.
“Më vjen keq që kam thyer rregullat e mbledhjeve.”– tha ai. “Kjo ishte e papërgjegjshme nga ana ime dhe unë do të marr përsipër sanksionet që vijnë me të.”
Ai po ashtu iu përgjigj akuzave se mbante ekstazi.
“Policia thotë se u gjet një pilulë ekstazi. Nuk është e imja, nuk e di kush dhe si e vendosi atë.”– tha Szajer. “Unë bëra një deklaratë në polici në lidhje me këtë.”
Mediet lokale shkruajnë se festa u zhvillua në një apartament në Rue des Pierres, në qendër të Brukselit. Eurodeputeti dyshohet se u përpoq të ikte përmes një tubi kullues kur policia hyri, por ai u kap dhe u mor në pyetje dhe më pas u dërgua në shtëpi. Për të pranishmit e tjerë policia vendosi gjoba prej 250 eurosh pasi festa po shkelte masat e koronavirusit dhe në vendin e ngjarjes u gjet drogë.Szajer është një anëtar i partisë Fidesz të kryeministrit hungarez Orban. Në vitet e fundit, partia Fidesz ka profilizuar veten si një parti kundër komunitetit LGBTQ në Hungari.
Burimi:BBC Përktheu:JOQ ALBANIA