Mediat braziliane kanë publikuar pamjet nga ekzutimi i Ilir Zelka, 47-vjeçarit shqiptar në São Paulo dy ditë më parë. Biznesmeni u ekzekutua teksa ishte ulur në një restorant për të ngrënë mëngjesin. Në videon që ilustrohet në vijim shihet qartë autori i krimit. Ky i fundit, është burri i veshur me të kuqe, ndërsa lëvizë disa herë rrotull restorantit. Më pas qëllon nga jashtë xhamit 47-vjeçarin shqiptar, i cili pasi merr plumbin e parë tenton që të çohet dhe t’u shmanget plumbave, por rrëzohet përtokë pa ndjenja.
Atentati ka shkaktuar panik tek kamerierët, të cilët pas largimit të autorit, i janë afruar shqiptarit duke i dhënë ndihmën e parë. Kujtojmë se Ilir Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa sipas autoriteteve u qëllua me 4 plumba. Shqiptari jetonte prej më shumë se dy javësh në një hotel luksoz, ndërsa raportohet se kishte një biznes në Çeki.
Burimi:recordtv.r7.com | Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA