Dita e sotme në emisionin “Përputhen” ishte plot me surpriza dhe takime. Emisioni nisi me kërcimin e Teas me Andin i cili ishte plot emocion nga ana e të dyve, u pasua më pas nga takimi i Teas me Erlindin dhe në pjesën e fundit takimi i Andit me Melisën. Ky takim ishte pak më ndryshe dhe i çuditshëm nga ato që kemi parë për këta dy konkurrentë pasi Andi kishte vendosur distancën mes tyre. Për këtë ai mori një metër për të ruajtur distancën me Melisën e cila deri më tani është shfaqur shumë lozonjare dhe e “lëvizshme” në takimet e tjera.
Gjatë takimit Andi tha se është “i turpshëm” dhe nuk do “puthje e përqafime”.“Jam i turpshëm unë, nuk dua puthje e përqafime. Shih kjo do të më puthë, a të thash mos mu afro”, tha Andi.
Vetë protagonistja e këtij takimi Melisa e mori me sportivitet këtë veprim të Andit. Ana Kauri e cila ka dale më parë në takim me Andin e cilësoi këtë veprim si mungesë xhentilese dhe tha se nëse do të ishte në takim me të dhe ai do të sillej në atë mënyrë, ajo do të ishte larguar.
Ana Kauri: U tregua shumë e fortë me ty, unë do të leja me metrin dhe të vijoje me kokatail. Të shijoje atë por Melisën fare.
Melisa: Takimi ynë i parë është bërë me fjalë që nuk ka ledhatime. Kishte nje seriozitet dhe erdhi në formë batute. Ti marr gjërat strikte i bie të ikim të gjithë.