Ditën e sotmë, është denoncuar një akt brutal ku Bashkia e Gjirokastrës helmon qentë dhe macet e qytetit. Sipas një qytetari, janë helmuar në mënyrë të kundraligjshme 5 qen dhe 4 mace me helm të dyshuar si “Metomil 90”. Sipas tij helmimet kanë ndodhur sistematikisht edhe gjatë muajve të kaluar. Ndërkohë edhe pse tre prej qenve ishin të sterilizuar, dhe kontrolluar nga vetërinerë, bashkia e Gjirokastrës nuk ka pasur aspak mëshirë. Më konkretisht, kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin ekzakt të helmimit dhe si për çudi nuk janë gjetur as trupat e kafshëve të gjora.