Java e kaluar në emisionin “Përputhen” ishte plot emocion kur nga një kërcim falenderues i Anës ndaj Eminit, edhe vajzat e tjera u ftuan në kërcim nga djemtë e tjerë. Panajoti vallëzoi me Tean, Mevlani me Sindin, Melisa me Andin, Ana e re me Erlindin dhe Ana me Eminin. Por kjo ngjarje dhe këto zgjedhje u rikthyen përsëri në vëmendje në emisionin e sotëm. Ishte vetë moderatorja e emisionit, Bora Zemani ajo që pyeti djemtë se çfarë zgjedhje do të dëshironin të bënin, ndërkohë Andi tha se nëse nuk do të kishte zgjedhur Melisën do të kërcente me Tean. Ai shtoi se me bukuroshen ka lënë shumë gjëra pa sqaruar dhe do të dëshironte një takim. Por kërkesës së të gjithë konkurrentëve që të realizonte një vallëzim në ato momente me Tean, ai iu përgjigj negativisht.
“Unë u ngrita për Melisën, por kur ai (Panajoti) bëri atë vrap, unë do të ftoja Tean”, tha Andi.