Takimi i parë mes Anës së dytë dhe Locos i cili sapo u shkëput nga tre takime radhazi me Tean shkoi shumë mirë dhe të dy e konfirmuan një gjë të tillë, duke shtuar se ka edhe një kimi të mirë mes tyre. Biseda e Anës dhe Elvisit në këtë takim të parë ishte shumë interesante dhe pa barriera apo ndrojtje për pyetje edhe imtime. Edhe ditën e djeshme por edhe sot Ana ishte ajo që kishte në dorë frerët e takimit dhe pyetjeve por në një moment ajo kërkoi që Elvisi ta befasonte.
Pas kësaj deklarate, Elvisi nisi të formulonte pyetje më intime, duke vendosur disi në siklet Anën. Megjithatë përgjigjet e saj nuk u kursyen, e mes tyre u krijua një situatë mjaft e këndshme.
Pjesë nga takimi:
Elvisi: A ke bërë seks në takim të pare?
Ana Kauri: Nuk jam kaq e guximshme, nuk them se do të ndodhë.
Elvisi: Me mua kanë ndodhur dhe tre lidhjet më të gjata kanë ndodhur kështu.