Disa çaste më parë, pronari i një lavazhi është gjetur i pajetë në lagjen “11 janari” në qytetin e gjirokastrës. 55 vjeçari i identifikuar si Luli D., mësohet se është vetëvarur dhe aktin e rëndë e ka ndërmarrë në një moment që djali dhe bashkëshortja nuk ndodheshin në shtëpi. Luli kishte në pronësi një lavazh dhe në të njëjtin vend kishte edhe shëpinë. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po heton të gjitha pistat, duke marrë në pyetje edhe familjarët.
Vijon..