Ditën e djeshme në “Për’puthen” pati një përplasje mes dy vajzave konkurrente, Melisës dhe Sindit pas komenteve të Melisës për seksin dhe Sindit që i tha asaj ajo “e jep për një kafe”. Ndërkohë në emisionin e sotëm, Melisa tha se preferoi të ikte në mënyrë që të qetësohej dhe të shmangte reagime të papëlqyeshme në studio.
Më tej Melisa u shpreh se situatën do ta lejojë të kalojë me shaka, ndërsa tha: “Nëse njerëzit pa kapacitet mendojnë se un e le për një kafe, po them që e le për dy. Isha shumë e acaruar dhe preferova të largohesha. Nëse njerëzit pa kapacitet mendojnë se un e le për një kafe, po them që e le për dy, po e le të kalojë me shaka. E teprova, por preferova më mirë të dilja se sa të shpërtheja këtu”, tha Melisa.