JOQ Albania prej një viti ka qenë në qendër të sulmeve nga ana e qverisë Rama. Arsyeja: Lartmadhërisë nuk i pëlqen t'i dalin skandalet dhe të palarat që po bëhen në kurriz të popullit shqiptar. Ditën e sotme JOQ Albania u bllokua në Facebook pa asnjë arsye bindëse. Lajmi shkaktoi debate dhe nxiti reagime të shumta nga disa figura publike, qytetarët e thjeshtë dhe kolegët gazetarë, të cilët theksuan se kjo që po bëhet është një censurë e hapur e fjalës së lirë. I tillë edhe reagimi i regjisorit Kastriot Çipi, i cili me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook ka shkruar se Zuckerberg po bashkëpunon me Edi Ramën në kontrollimin dhe censurimin e fjalës dhe medias së lirë. Çipi ka postuar gjithashtu edhe një foto ku Edi Ram shihet në krah të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg në një darkë në Mynih në muajin shkurt.