Ka ndërruar jetë ish-lojtari i njohur senegalez Papa Buba Diop. Sulmuesi i njohur ka vdekur në moshën 42-vjeçare nga një sëmundje të rëndë i cili e ka vuajtur prej kohësh. Diop u bë hero kombëtar pasi shënoi golin e fitores 1-0 ku Senegali i tij mundi Francën në Botërorin e 2002 në Japoni dhe Kore e Jugut. Ai pati një karrierë të gjatë dhe të pasur futbollistike nga ku u aktivizua me shumë skuadra të njohura si, Lens, Portsmuth, Fulham, Uest Hem dhe Birminghem.