Rritet pabarazia edhe në arsim, të pasurit harxhojnë më shumë se familjet e varfra

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.11.2020, 17:17

Pabarazitë në arsim po rriten dita – ditës, teksa shtresat e popullsisë me të ardhura të larta po i rrisin shpenzimet për t’u arsimuar me ritme më të shpejta se ato të varfra.

Sipas revistës Monitor, thellimi i pabarazive në arsim shtron premisat për thellimin e hendekut pasuror në të ardhmen.

Nga të dhënat e INSTAT shihet se në vitin 2019 familjet e pasura, që përfshihen në 20 përqindëshin me të ardhurat më të larta, i kushtuan arsimit gati 7% të shpenzimeve mujore, ndërsa familjet e varfra ato në 20 për qindëshin me të ardhura të ulëta shpenzuan për arsimin vetëm 0.2% të buxhetit mujor.

Nga të dhënat shihet se, shpenzimet e familjeve të “pasura” janë 34 herë më të larta se ato të familjeve të varfra.

Më shumë se mungesa e fondeve, familjet në nivelin e poshtëm të të ardhurave nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur arsimit, përderisa shpenzojmë më shumë nga buxheti i tyre për t’u argëtuar.

Arsimi, i cili është mjeti kryesor për të ndryshuar perspektivën e varfërisë për këto familje mbetet më i nënvlerësuar, sipas anketës së INSTAT për strukturën e shpenzimeve mujore në familjet shqiptare më 2019.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2% të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2% të buxhetit mujor të tyre. Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim.

Siç shihet nga të dhënat e INSTAT, familjet me të ardhura të larta i kanë rritur shpenzimet për arsim me ritme shumë më të larta se familjet e varfra në dekadën e fundit.

Në vitin 2009, familjet me të ardhura të larta çonin 3.8% të shpenzimeve të tyre mujore për shërbimet arsimore, ndërsa në vitin 2019, ky tregues ishte 6.9%.

Familjet më të varfra në vitin 2009 i dedikuan vetëm 0.1% të buxhetit të tyre mujor shërbimeve arsimore, ndërsa në vitin 2019 ky tregues ishte 0.2%

Në të gjithë botën, arritjet arsimore janë guri i themelit për të ndryshuar perspektiven ekonomike të një vendi, ndërsa barazitë në arsim sigurojnë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të ekonomisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit