E gjithë bota është solidarizuar me humbjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta para dy ditësh në moshën 60 vjeçare. Klubet europiane kanë vendosur ta nderojnë figurën e tij duke mbajtur 1 minutë heshtje. Ditën e sotme, te Barcelona, para se të fillonin stërvitjen, u zhvillua ky ritual në nder të legjendës argjentinase.
Nuk munguan as duartrokitjet, pas përfundimit të një minutë heshtje, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte gjendja emocionale e Leo Messit. Sulmuesi katalanas është shfaqur shumë i prekur, dhe kjo vihet re nga imazhet dhe video e postuar nga Barcelona në rrjetet sociale. Messi ishte shumë i lidhur me Maradonën dhe specialistës e futbollit e cilësojnë shpesh si pasuesin e tij.