E dini që Pandeli Majko është ministër i qeverisë aktuale? Jo? Epo nuk keni faj, pasi maksimumi që mund ta keni parë, ka qenë duke iu jargavitur në ndonjë daljë publike vetë kryebetonierit të Tiranës, lali Lekut. E pra, mësojeni që Pandeli Majko është edhe Ministër Shteti për Diasporën. Nuk dihet saktësisht se përse i merr paratë e taksave tona, pasi nuk duket se ka bërë ndonjë punë të dukshme për diasporën.
Mirëpo rezulton se Pandeli Majko është zgjuar nga “gjumi letargjik” dhe ka vendosur të bëjë një dorë milionash në bashkëpunim me të zakonshmen drejtoreshë rilindase, Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t. Të dy këta personazhe kanë organizuar një tender me objekt “Krijimi i bazës së të dhënave shtetërore të studentëve që studiojnë jashtë vendit dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa nga republika e Shqipërisë – për Agjencinë Kombëtare të Diasporës”.
Fondi limit i tij është jo pak por plot 212 milionë lekë të vjetra me TVSH. A e dini se përse duhen këto para? Për të dërguar ndonjë ekspeditë në Hënë? Jo në fakt, duhen vetëm për të regjistruar të dhëna mjaft të thjeshta të tipit emri, mbiemri, atësia, adresa, e-mail, gjinia, datëlindja, vendlindja, numri personal, programi i studimit/ fusha e studimit, cikli i studimit, kohëzgjatja e programit të studimit, viti i regjistrimit dhe viti i përfundimit të studimeve, emri i Universitetit, vendi/shteti i Universitetit, viti i fillimit të financimit dhe viti kur përfundon Financimi.
Të gjitha këto të dhëna mund të regjistrohen fare mirë në programe të thjeshta të tipit Ms Excel, apo Ms Access, apo në rastin më të mirë në një program të thjeshtë database bazuar në Ms Excel. Por kurrsesi një databasë që kërkon të menaxhojë vetëm këto të dhëna, nuk mun dt kushtojë 212 milionë lëkë të vjetra me TVSH. Ky mban erë të një tenderi të pisët i cili nuk shërben për asgjë tjetër veçse për të mbushur xhepat e Majkos dhe të Mirlindës. Jepi Pandi!