Sistemi shëndetësor në Shqipëri vijon të shfaqë problematika të theksuara në lidhje me infrastrukturën spitalore, shërbimet ndaj qytetarëve, çmimet e larta etje. Gjendja ndërkohë është rënduar edhe më tepër nga pandemia Covid. Problemi fillon që nga drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë në fakt, pasi vërehen pengesa në reformimin e sistemit shëndetësor në përgjithësi dhe nga ana tjetër shtrohet problemi se si menaxhohen fondet dhe se si përdoren ato në shërbim të qytetarëve.
Një nga ankesat e zakonshme të qytetarëve lidhet kryesisht me korrupsionin dhe rryshfetin që vihet re në spitalet e vendit si dhe me çmimet e larta të medikamenteve, ndryshe nga çfarë qeveria propagandon në lidhje me shëndetësinë falas. Problem tjetër është edhe fakti se shumë specialistë mjekësorë bashkëpunojnë me privatin, duke i drejtuar qytetarët drejt klinikave private për analiza apo për kurim. Por kjo është një kosto shtesë dhe e papërballueshme për xhepat e shqiptarëve, aq më tepër në këtë kohë krize.
Theksojmë këtu skandalin më të fundit në lidhje me testet Covid, ku përgjigjja e tamponëve në shtet vonon nga 7 deri në 10 ditë për të dalë dhe shumë pacientë i drejtohen klinikave private për të bërë një të tillë, ku përgjigjja e testit del brenda 24 orëve, ama kostoja është mjaft e lartë dhe kushton 120 mijë lekë të vjetra. Kjo ishte një panoramë e shkurtër dhe përmbledhëse në lidhje me sistemin shëndetësor dhe problematikat më akute që hasen, pasi evidentimi real dhe shterues i tyre kërkon një kohë dhe punë tjetër.
Në lidhje me sa u parashtrua më lart, JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja që u shtrua ishe kjo:
Nga votimi, rezulton se 92% e qytetarëve shprehen se, po, ndihemi të tillë; ndërsa vetëm një pakicë prej 8 % e tyre votuan për të kundërtën