Erion Veliaj, i njohur në popull si lali Leku për shkak të pangopësisë së tij për të mbushur barkun me thasë plot para, nuk ndalet së organizuari tendera që më sa paku janë të dyshimtë. Madje kësaj rradhe pa e vrarë mendjen fare që të paktën sa për sy e faqe të bëjë edhe ndonjë “manovrim”. Lali Leku rezulton se ka organizuar një tender nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit me një objekt mjaft të çuditshëm “Kënde lojrash të personalizuara me imazhe të Qytetit të Tiranës”. Mirëpo përveç këtij fakti, në këtë tender ka marrë pjesë vetëm një firmë, pra kemi një mungesë totale të garës.
Bëhet fjalë për kompaninë G . A . C., e cila është në pronësi të Hajrie Cinga, vajzës së “ujkut” të vjetër të tenderave, Shpëtim Cinga. Ky i fundit është pronar i kompanisë “Shansi Invest”, kompani e cila nuk ka lënë tender “pa kapur”. Rasti konkret klasifikohet si një “flamur i kuq” i qartë, që tregon se ka dyshime tepër të forta për vërtetësinë e këtij tenderi.
Jo vetëm kaq, por firma e vajzës së Shpëtim Cingas, ka ofruar një vlerë thuajse të barabartë me atë të fondit limit. Bëhet fjalë për 45,550,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 550 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë është sa 99.34% e fondit limit. Kjo afërsi tepër e madhe mes vlerës fituese dhe fondit limit, klasifikohet gjithashtu tepër e dyshimtë sipas legjislacionit dhe normave ndërkombëtare të prokurimeve.