SKANDAL! Rumunia bën gjoksin te Klinika KEIT, paguan “qimet e kokës” për zmadhim: M’u infektua rëndë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2020, 18:42

KUJDES! KY ARTIKULL PËRMBAN PAMJE QË MUND TË CILËSOHEN SI TË PAPËRSHTATSHME PËR DISA PERSONA!

Vitet e fundit operacionet plastike janë kthyer në një trend për shoqërinë shqiptare. Shumë qytetarë i drejtohen kliknikave estetike në mënyrë që të perfeksionojnë sa më shumë të jetë e mundur veten. Që nga rimodelimi i hundës dhe deri te heqja e masave dhjamore të tepërta, zmadhimin e vithëve/ gjoksit, por edhe shumë ndërhyrje të tjera. Të shumta janë klinikat në Shqipëri që ofrojnë shërbime nga më të ndryshme në fushën e estetikës. Një ndër to është edhe Klinika KEIT, e cila falë marketingut të gjerë mbahet si “kampion” në fushën e estetikës, pasi drejtuesit e saj nuk ndalen së reklamuari shërbimet që ajo ofron përmes shumë televizioneve shqiptare.

Por, sipas një denoncimi të fundit, realisht të frikshëm, e vërteta është krejt e kundërta nga ato çfarë thuhen në reklamimet e saj! Të shumtë janë qytetarët që kanë shprehur pakënaqësit e tyre ndaj shërbimeve që kanë marr nga kjo klinikë. Një rast i tillë, është edhe rasti i një qytetareje e cila pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka dërguar një mesazh ku tregon eksperiencën e saj të tmerrshme në Klinikën KEIT.

Qytetarja në fjalë është një shtetase rumune e cila ka rënë pre e makabritetit të klinikës “KEIT”. Kjo e fundit, është paraqitur pranë kësaj klinike për të kryer një operacion për zmadhimin e gjoksit. Por, në më pak se 1 muaj është rikthyer sërish në këtë klinikë, për të bërë një operacion të dytë, pasi i pari nuk shkoi mirë dhe plaga iu infektua rëndë. Por edhe kësaj herësipas saj, "kasapët" që punojnë dhe drejtojnë atë klinikë janë tallur me qytetaren dhe ka patur sërish probleme, madje është detyruar të rri me javë të tëra në Shqipëri, pasi plaga kishte infeksion. Përveç kësaj qytetarja është shprehur se stafi ka bërë të kundërtën e asaj që ajo donte.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

Përshëndetje JOQ! Unë që po ju shkruaj jam një qytetare rumune, që ka rënë e makabritetit që bëhet në Klinikën Keit. Në datën 06.07.202O jam paraqitur pranë kësaj klinike për të kryer një operacion për zmadhimin e gjoksit, ashtu siç dokumentohet edhe në fletëdaljet dhe mandat pagesën përkatës. Në më pak se 1 muaj jam rikthyer sërish në këtë klinikë, më konkretisht për të bërë një operacion të dytë pasi i pari nuk shkoi mirë dhe plaga m'u infektua rëndë. Ashtu siç edhe dokumentohet në fletëdaljen e radhës, operacioni i dytë është kryer më datë 02.08.2020. Por edhe kësaj here kasapët që punojnë dhe drejtojnë atë klinikë janë tallur me mua dhe kam patur sërish probleme, madje jam detyruar të rrij me javë në Shqipëri pasi plaga kishte infeksion dhe duhej të mjekohesha. Përveç kësaj kanë bërë të kundërtën e asaj që doja... Kërkova masë të rrumbullakët Ata kanë zgjedhur masë anatomike të implantit. Kishim diskutuar që të më vendosnin masën 4, por më kanë mashtruar dhe kanë zgjedhur masë tjetër ndërkohë që isha nën efektin e anestezisë. Sot kam bërë një ndërhyrje jashtë për heqjen e implanteve pasi me janë infektuar gjinjtë dhe mjekët e huaj kanë ngelur të shokuar pasi plaga as nuk është mjekuar ndonjëherë. Dua të denoncoj këtë mashtrim që është bërë në kurriz të shëndetit tim, por edhe dëm ekonomik e psikologjik.

Gjithashtu, rumunia shton se ka bërë edhe një ndërhyrje jashtë shtetit, për heqjen e implanteve, pasi i janë infektuar sërish duke theksuar se mjekët e huaj kanë ngelur të shokuar, pasi plaga as nuk është mjekuar ndonjëherë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit