Puntata e sotme e Përputhen është shoqëruar me emicione të forta, ku këtë herë ka qenë Ana dhe moderatorja Bora Zemani që kanë qarë.
Një dhuratë që i ka ardhur Fationit ka bërë që dy vajzat të mos i mbajnë dot lotët. Dhurata e Fationit i ka prekur të gjithë në studio, por ishin dy vajzat që u përfshin më shumë emocionalisht.
Por cila ishte kjo dhuratë që i bëri vajzat për të qarë dhe i emocionoi kaq shumë të gjithë?
Një fanse e emisionit i ka dërguar Fationit një kuti, ku kishtë futur një shishe verë, çokollata, një trëndafil dhe një letër.
Ishin fjalët që ishin shkruar në letër ato që emocionuan vajzat dhe konkurrentët e tjerë.
“Të japësh një shans të dytë nuk të ul burrërinë, por të bën më burrë”, ishin fjalët e shkruara në letër.
Po ashtu fansja i drejtohej Fationit, duke i kërkuar t’i jepte një shans të dytë Anës e po ashtu edhe trëndafilin që ndodhej në kuti.