Nuk janë të pakta rastet kur Policia e Shtetit, institucioni që paguhet nga taksat tona për të qenë në shërbimin tonë, ushtron dhunë ndaj popullit. Një rast i rëndë është denoncuar ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania. “Pershendetje. Nje polic shef krimesh kompjuterike ne Tirane i cili quhet artan dashi, thret nje mikun tim ne zyre edhe sa i futet personi ne zyre e ka godid me grushta me sa ka pas fuqi ne trup dhe n ftyre. Ja ka nxi syun. Policia ska t drejt te dhunoi asnje njeri kushdo q ka ber dicka q te thirret ne polici ose denohet ose sqarohet, por jo dhune,”- rrëfen qytetari i dhunuar.