Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se Vasili është shtruar në një spital privat në reanimacion për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Mësohet se nënkryetari i LSI-së ka shfaqur simptoma të rënda dhe kështu është detyruar që të bëjë tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv. Ky është rasti i parë me Covid-19 në LSI, kryetarja e të cilës, Monika Kryemadhi është gjobitur dy herë bashkë me anëtaret, Elona Guri dhe Floida Kërpaçi për mosmbajtje maske.
Më herët, me Covid-19 rezultoi edhe deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri. Në radhët e PS-së janë infektuar Belinda Balluku dhe Anastas Angjeli. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri kanë humbur jetën 559 persona dhe 11 mijë e 555 janë të sëmurë aktivë.