Të gjithë shtetet e botës, kush më shumë e kush me pak, po përballen me pandeminë Covid-19. Efektet e mbylljes kanë qenë të rënda për ekonominë e shumë vendeve, sidomos atyre të varfra dhe të mesme. Për këtë arsye qeveritë kanë ndërmarrë politika ekonomike në mbështetje të qytetarëve, të cilët ishin të detyruar të ndërprisnin punën, ose për të tjerët të cilët e humbën fare atë. Sigurisht Shqipëria, bën pjesë në listën e vendeve që po vuan akoma pasojat e mbylljes së parë, ndërsa në Europë dhe këtu, po përflitet për një mbyllje të dytë.
Dhe kjo për shkak se numri i të infektuarve me koronavirus po rritet ndjeshëm ditët e fundit. Natyrshëm shtrohet pyetja se si qeveria shqiptare ka planifikuar që ta përballojë këtë valë të dytë Covidi. Duhet theksuar se pandemia zuri vend qendror nga të gjitha sëmundjet e tjera dhe të gjitha kapacitetet mjekësore u vunë në shërbim të kurimit të pacientëve të infektuar me Covid. Të paktën kjo është gjendja e deritanishme, edhe pse besimi i popullit se qeveria e Rilindjes mund ta menaxhojë situatën, ka rënë së tepërmi.
Përveç kësaj, shtojmë këtu skandalin dhe fenomenin shqetësues që po ndodh me pacientët te spitali "Shefqet Ndroqi", të cilët në mënyrë misterioze zgjedhin t'i japin fund jetës duke u vetëhedhur nga katet e larta të tij. Se çfarë ndodh brenda mureve dhe çfarë i shtyn ata të marrin një vendim të tillë, kjo gjë ka ngelur ende e pashpjeguar nga Ministria e Shëndetësisë. Skandal gjithashtu ishte rasti i 53-vjeçarit Lutfi Çekiri nga Ndroqi i Tiranës, i cili humbi jetën për shkak se u sorollat nëpër dyert e spitaleve të kryeqytetit pa marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë lidhur me aftësitë menaxhuese të qeverisë për përballimin e situatës Covid-19, JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja e shtruar ishte kjo:
Nga rezultati i votimit vërehet se 87% eqytetarëve u shprëhn se nuk kanë besim; ndërsa një pjesë e vogël; prej 13% votuan se besojnë në aftësitë e qeverisë për t'ia dalë ndaj pandemisë.