“Shkallon” lali Zdromsi, 92 milionë lekë për të blerë pajisje spërkatëse për dezinfektim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.11.2020, 22:11

E pabesueshme miq. E keni parasysh atë tipin që dikur dilte në çdo ekran duke mbjellë pemë? E mo, ai i Tiranës. Kryetari i Bashkisë. Me sa duket e ka lënë prej kohësh këtë hob druror, dhe ka kaluar në gjëra të tjera pak më të ndryshme. Nuk dihen në fakt arsyet se përse kryetari i Bashkisë Tiranë nuk duket më duke mbjellë pemë, ndoshta sepse i doli boja e propagandës. Megjithatë duket se Erioni, apo lali Zdromsi siç e thërret së fundmi i gjithë populli, ka vendosur të vazhdojë me çudirat e tij nëpërmjet tenderave.

Në rastin më të fundit rezulton se zotëria në fjalë nëpëmjet një institucioni në varësi të bashkisë që drejton, do të blejë pajisje spërkatëse për dezinfektim. Epo mirë, punë e madhe do thoni ju, e çfarë ka këtu? Kryetari “vdes” që të kujdeset sa më mirë për qytetarët e tij. Në fakt neve nuk e dimë se për çfarë “vdes” kryetari të bëjë, por dimë se ai është “kujdesur” aq shumë për dezinfektimin sa që ka blerë pajisje dezinfektuese me vlera që të bëjnë të shkulësh flokët e të vaprosh me vrap përgjatë Bulevardit të Ri.

Rezulton se lali Fiku, më falni, lali Zdromsi, do të paguajë rreth 15 milionë lekë të vjetra mesatarisht për një pajisje spërkatëse për dezinfektim. Habi apo jo? E pra, lë të dalim tek detajet. Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-72946-09-24-2020 dhe me objekt “Blerje pajisje spërkatëse për dezinfektim”. Autoriteti kontraktues është Drejtoria e Pergjithshme e Objekteve Publike Tiranë, e cila varet direkt nga bashkia që drejton lali Zdromsi. Në këtë tender kanë marrë pjesë tre kompani dhe për habi fituese është shpallur kompania që ka ofruar vlerën më të lartë.

Kështu, fituese është shpallur firma “N.R.G” sh.p.k. e cila ka ofruar vlerën 7,684,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 92 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo kompani figuron në pronësi të Flutura Nuredinit dhe Marco Genicco, secili me nga 50% të aksioneve. Por ndërkaq rezulton njëra nga 2 firmat e tjera ka ofruar një vlerë bindshëm më të ulët se sa firma fituese, përkatësisht me një vlerë të ofruar prej 6,320,000 lekësh të reja pa TVSH. Diferenca mes kësaj firme dhe firmës fituese “N.R.G” sh.p.k. është jo pak por rreth 16 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Përveç kësaj, vlera e ofruar nga firma fituese është e barabartë me 98.11% të fondit limit të tenderit. Nga ana tjetër duke parë specifikimet teknike të tenderit vihet re se gjithsej do të blihen vetëm 6 copë pajisje, që me një llogari të thjeshtë, mesatarisht secila do të kushtojë rreth 15 milionë lekë të vjetra me TVSH. Jo pak për një pajisje spërkatëse apo jo? E pra, të gjitha këto fakte të përmendura më sipër hedhin dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar dhe se një pjesë e parave do të përfundojnë jo aty ku duhet. Jepi lali!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit